Avionët si urbanë, qytetarët torturë në linjat e Wizz Air

169
Sigal

Bie propaganda, torturë në linjat e izz Air, shqiptarët nisen për Belgjikë e përfundojnë në Francë

Avionët si urbane me vonesa te gjata nëpër aeroporte dhe nuk ndezin as kondicionerët

Një ditë më parë Daily Mail raportonte se Wizz Air i la për më shumë se 10 orë pasagjerët në aeroportin Getëick të Londrës dhe se askush nga kompania nuk u dha sqarime udhëtarëve që kishin prerë biletat

 

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama e konsideronte sukses ardhjen në vendin tonë të linjës “low cost” të “Wizz Air”.Sipas tij, shqiptarëve do u kurseheshin plot 120 milionë euro, vetëm nga biletat me kosto të ulët që ofronte kjo kompani.Megjithëse edhe vërtetësia e kësaj shume mbetet për t’u verifikuar, ajo me të cilën po përballen çdo ditë qytetarët që zgjedhin të fluturojnë me avionët e kësaj kompanie i ngjan një torture të vërtetë.Qindra qytetarë shqiptarë përjetuan një tjetër udhëtim shqetësues me kompaninë e fluturimeve loë cost, Wizz Air. Fluturimi i linjës Tiranë – Bruksel (Charleroi) u ndërpre në mes për shkaqe ende të panjohura.Një pasagjer njoftoi në rrjetet sociale se avioni i Wizz Air nuk ishte pranuar të ulej në Belgjikë dhe u detyrua të ulej në Lilë të Francës. Pjesën tjetër të udhëtimit, sipas pasagjerit, ata u detyruan ta bëjnë me autobus.Por veç kësaj, nën denoncimin e tij qytetari tha se një pasagjer u arrestua për shkak se nuk kishte të drejtë të hynte në Francë, si pasojë e një dëbimi të mëparshëm nga autoritetet, por mund të udhëtonte lirisht në Belgjikë.

Ish-deputeti i PD sms ministres Balluku: Këta bastardë na konsiderojnë popull dele

Së fundmi edhe ish deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj ka mbetur për mbi dy orë në një prej aeroporteve të Parisit për shkak të vonesave të Wizz Air. Ai i ka dërguar një sms ministres së Transporteve, Belinda Balluku ku e ka informuar për vonesat në aeroport. Ai ndër të tjera shkruante.”Po te informoj qe nese keni mundesi te merrni masa, pasi te vjen shume inat me keta bastarde te ndyre qe na konsiderojne popull dele dhe bejne cfare te duan me ne.”

 

Vonesat janë të zakonshme, me disa orë

Lëniet nëpër aeroporte, veçanërisht në udhëtimet e kthimit, nuk mungojnë dhe kompania nuk merr asgjë përsipër, përveçse t’u rimbursojë biletën e kthimit, e cila në rastin më të mirë kushton rreth 60 euro. Ajo nuk interesohet t’u gjejë mundësi kthimi, por i braktis nëpër aeroportet e botës pa marrë asnjë përgjegjësi. Zoom.al raportoi pak ditë më parë se qindra shqiptarë u lanë në Spanjë se WizzAir as që e dërgoi avionin e saj për t’i marrë.ËizzAir raportohet të ketë probleme të tilla edhe në vende të tjera. Mediat hungareze shkruajnë se 4 ditë më parë, për të dytën herë në dy javë, Wizz Air ka braktisur 200 pasagjerë në aeroportin Orly të Parisit.Një ditë më parë Daily Mail raportonte se Ëizz Air i la për më shumë se 10 orë pasagjerët në aeroportin Getëick të Londrës dhe se askush nga kompania nuk u dha sqarime udhëtarëve që kishin prerë biletat.Britanikët që fluturojnë me Wizz Air e kanë akuzuar linjën ajrore për ofrim të një “shërbimi të kobshëm”, shkruan Daily Mail.Vetë aeroporti Getwick u tha udhëtarëve se pyetjet për vonesat prej 10 orësh duhet t’ia bënin wizz Air.Wizz Air ka pasur probleme edhe përpara se niste fluturimet me Rinasin. Por kush e solli atë në Shqipëri?Por tani shqiptarët po shohin përditë që çmimet e lira po u dalin disa herë më shtrenjtë: nëse nisesh për një destinacion, s’dihet se ku përfundon; mund të presësh deri në 10 orë në radhët e aerporteve për të bërë një fluturim që zgjat vetëm 2 orë; mund të udhëtosh pa kondicioner; mund të arrestohesh se kompania të çon në një vend ku s’ke të drejtë të hysh; mund të braktisesh në mes të rrugës, sepse Ëizz Air nuk të dërgon avionin e linjës në aerportin për të cilin ke prerë biletën më parë.Pavarësisht këtyre problemeve, duket se askush nuk e ka në mendje ta prishë marrëveshjen me Wizz Air, e cila, si kontratë mes dy palëve private, nuk është bërë publike.Megjithatë, në një situatë të tillë autoritetet duhet të ndërhyjnë, pasi po dëmtohen qytetarët shqiptarë. Heshtja e autoriteteve ngre re të tjera dyshimesh mbi Rinasin.