Sarandë/ Sherr me thika, 1 të plagosur rëndë

573
Sigal

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur sot në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës. Raportohet se janë konfliktuar me thikë dy pushues me njeri-tjetrin.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.