Deutsche Welle: Demonstruesit pro-europianë duan të heqin qafe Ramën

449
Sigal

Demonstruesit pro-Bashkimit Europian duan të heqin qafe kryeministrin e Shqipërisë. Udhëheqësit e opozitës druhen se vendi mund të humbasë nga anëtarësimi në BE, nëse ai qëndron në detyrë.

Deutsche Welle

Plazza-n sipas dekretit të Metës
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nën presion gjithmonë në rritje për të dhënë dorëheqje pas akuzave për mashtrim zgjedhor dhe për lidhje me organizatat kriminale.

Mijëra protestues dolën në rrugë të hënën dhe kërkuan që Edi Rama të largohet, teksa bënin thirrje që “Shqipëria të bëhet si pjesë tjetër e Europës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”.

Partitë e opozitës kanë thirur demonstrata në muajt e fundit, duke pretenduar se qeveria socialiste ka lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të reja si rezultat. Ata thonë se pranimi i vendit në BE do të bllokohet nëse nuk ka ndryshim në pushtet.

“Shqiptarët duan ndryshime të vërteta tani, ndryshim përfundimtar, dhe ne do të ndjekim çdo rrugë dhe do të përdorim çdo mjet për të rrëzuar Ramën nga pushteti,” tha udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për turmën. “Nëse ai nuk do të largohet, nuk do të ketë integrim në BE, sundim të ligjit apo drejtësi”.

Protesta e të hënës ishte paqësore. Tubimet e mëparshme përfshinin përleshjet e dhunshme, gaz lotsjellës që përdorej nga policia dhe përdorimin e bombave me benzinë.

Rama, që fitoi një mandat të dytë në vitin 2017, ka hedhur poshtë shqetësimet e demokratëve rreth rezultatit të zgjedhjeve.

Vendet anëtare të BE do të vendosin më vonë këtë vit nëse do të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Komisioni Europian i rekomandoi dy vendet si kandidatë të mundshëm.