Sarandë/ Arrestohet ish-polici, i kërkoi 12-vjeçares të bënin seks

581
Sigal

 

 Një ish-punonjës i policisë së Sarandës ka rënë në pranga,
pasi akuzohet se ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtare bënë me dije se Ylli
Hasani, 55-vjec banues në qytetit bregdetar, dyshohet se më datë 28 nëntor i ka
kërkuar një 12-vjeçarjeje të kryenin marrëdhënies seksuale kundrejt pagesës.
Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj
ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 30.11.2016, u ndalua shtetasi Y.H,
vjeç 55, banues në Sarandë, pasi në datë 28.11.2016, i ka kërkuar për të kryer
marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një shtetaseje të mitur, vjeç 12, banuese
në Sarandë. Neni 108/a/4 i Kodit Penal.