Sarandë, 15-vjeçarja denoncon në polici nënën: Më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me disa persona

39
Sigal

Një adoleshente ka kallëzuar në Policinë e Sarandës nënën e saj, duke deklaruar se e ka shfrytëzuar seksualisht për qëllime përfitimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, sqaron policia.