Eruditi Jani Vreto shquhet te APOLLOGJIA kundër artikullit “Epiri, djep i helenizimit, Shqipëri!!!” Ai me fakte historike e gjuhësore kundërshton mohimin e origjinës të Shqipëtarëve dhe flet e adhuron Dodonën e Madhe të pa gjetur aso kohe. Helenët që nga periudha arkaike e në vazhdimësi krijuan alibi e sulme sistematike për të zhdukur çdo gjurmë pellazgjike ilire arbërore.

Grekët në vitin 1778 finalizuan alibinë e Dodonës në Janinë pas manipulimesh mjeshtërore më se dymijë vjeçare për të zhdukur çdo gjurmë pellazgjike të Dodonës së Madhe. Helenistët të alarmuar nga shkrimi mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i politikanit Avdyl Frashëri ish deputet në parlamentin otoman, përfaqësues i shqiptarëve të Janinës, vërsulen me tërbim kundër racës shqipëtare me sharjet më të ulëta e fushatë denigruese nga autori anonim që shprehet në vijim:
1- Epiri pjesë e Greqisë; 2- Shqipëtarët nuk kanë ekzistuar para shek. VIII; 3- Janina qyteti më grek; 4-Vjosë, vargmali Gramoz te lumi i Matit u quajt Epiri i Ri; 5- Rangu i parë Kaonia, Thesproti me Kassopenë dhe Molosinë; 6- Mbreti Piro e shtriu deri në rrugën Egnatia; 7-Orakullin e parë Dodona e kishin ata; 8- nga atje u përhapën shkronjat e para kadmejane; 9- Lëvizja më e madhe e popujve filloi tek ata; 10- Shfaqjet në teatrot epiriote greke nuk jepeshin në gjuhë shqipe;
11-Straboni në 14 fise shqipëtarë nuk i përmënd; 12- Udhëtarë e gjeografë pa arsye nga padija i dhanë emrin Shqipëri; 13-Shqiptarët kanë ardhur prej Azie në Epir. 14- Këtu po banojnë gjatë shekujve të fundit. 15-Albania quhej pjesa veriore e Skocisë. 16-Shqiptarët nuk i përmënd askush por alvanos se; 17-Ata nuk janë degë e popullit parahistorik të pellazgëve. 18-Shqipëtarët janë pa vetëqënie kombëtare. 19- Gjuha jonë krejt e metë e përzjerë latine, greke, sllave, gjermane; 20- Popull barbar pa gjuhë të shkruar, etj shpifje për shqiptarët dhe Shqipërinë në vijim:.
Popull që nuk përmëndej në kohët e lashta deri në shek. e XI pas Krishtit, pa tradita, pa histori, pa origjinë, pa dëshmi të ekzistencës, qytetërim, kulturë e virtute që u mungojnë shqipëtarëve. A ka populli shqipëtar këto cilësi? A nuk i mungojnë edhe të tjerat? Abdyli dhe ata që mendojnë si ai a kanë të drejtë ta quajnë atë Shqipëri e a mund të ketë pretendime kombëtare dhe tu bëjë thirje filantropisë së qeveritarëve e politikanëve botërorë të njihet ekzistenca e Shqipërisë.

Vreto me argumente historike shkencore ju kundërvu e hodhi poshtë krimin e shpifjet denigruese të një epirioti anonim e Neoklit që fshihej pas tij të cilët me një kamzhik prehistorik, mitologjik, etj trillime e dinakëri dëbojnë pa mëshirë shqiptarët prej çerdhes stërgjyshore. Vreto lavdëron vëlla Abdylin që ngre zënë për të drejtën shqiptare e Shqipërinë. Ne në vëllazëri ortodoksë, katolikë e myslymanë respektojmë të drejtën e tjetrit dhe sakrifikojmë për ta dhe pyet e sqaron:
A mund të nxiret konkluzioni se shqiptarët nuk ekzistojnë se nuk përmënden nga autorë të ndryshëm? Ne jemi e ekzistojmë prej shekujsh me emrin shqiptarë e nuk dimë emër tjetër të përgjithshëm me përjashtim veç emra të veçantë gegë, toskë, arbër, shpatarakë, mirditas, etj. Çfarë do të thotë Straboni në Epir 14 kombe? A thotë 14 popuj me gjuhë të ndryshme? Këto fise e tribu a kishin një emër të përbashkët të atij kombi? Cili është?!! Gjithë dijetarët pohojnë se historia dhe gjeografia e Epirit dhe Ilirisë është më e paqarta, më e erëta e më e mangëta.
Alvanos malësor ose i bardhë është fjalë e përdorur nga të huajt se vëndi ku banojmë është malor dhe “të bardhët” që flasin një gjuhë se vishemi në prej kohësh të lashta me rroba të bardha”. “Ata që duan ta nxjerin origjinën tonë nga Albanos janë gabuar. Unë që e di emrin tonë të vërtetë e përbus Albanos. “Shqyptar” a “shqiptar” është flalë shqipe “prej shqiponje”, “shqipe”. (f.189).
Vreto bën etimologjinë e qindra fjalëve shqip me burimin nga thellësia e lashtësisë prehistorike të folura në Konicë, Mirditë, Theth e tërë Shqipërinë. “Gjuha shqipe me greqishten e gjuhë të tjera ka afërsi prej lashtësisë prehistorike që mund të jetë objekt për një studim të gjerë”. (f.209)
“Përveç autorit e mikut të tij Neoklit a mund të ketë tjetër të pohonte se fjalët e lart përmëndura janë nxjerë nga gjuha e Ptohoprodhromit (gjuha greke e shek. 7-8 p.Kr)? Këto fjalë nuk gjënden as në gjuhën e Plutarkut, as në të Platonit, as në të Eskilit, as në të Hesiodit, bile as në të Homerit, me të famshmit nga gjithë të tjerët. Ato janë fjalë që i përkasin gjuhës që përdorej shumë më përpara nga koha e këtyre autorëve dhe i përkasin gjuhës së epokës prehistorike…”( f.209).
“Asnjë nga historianët nuk thotë që shqipëtarët të kenë ardhur në Iliri e në Epir gjatë shek. VII-VIII, pas Krishtit dhe ka prova e dëshmi të forta mbi lashtësinë autoktone pellazge në këto vende e nuk diskutohet se ne shqiptarët jemi stërnipër të Ilirisë e Epirit që quheshin barbarë”. (f.209).
Mitologjia nuk e mohon ekzistencën e shqipëtarëve. Gojëdhënat, fjalët shumë të lashta vërtetojnë ekzistencën e fiseve e dialekteve të afërta nën emrin e pellazgëve. Pjesa e përzjerë me kolonë të ardhur nga Egjypti e Finikia vetëm në bregdet shkroi dialektin e vet u ndriçua e u qojt komb grek. Fiset që nuk shkruan dialektet e tyre mbetën barbarë(pa shkrim). Stërnipër të tyre që jetonin në Epir e në Iliri siç e provojnë monumentet, gjuha, doket e zakonet jemi ne shqiptarët…
“Shqiptar emër shumë i lashtë në tërë Shqipërinë, në Iliri e Epir i njohur e pranuar nga ortodoksë, katolikë e muhamedanë vjen nga fjala “shqype”, “shqipe” “shqiponjë”, simbol i Zeusit, mund që banorët autoktonë e përdorën si simbol fetar edhe emër kombëtar, trima si shqiponja. (f.210)
“Gojëdhënat e shenjta vazhdojnë të jetojnë në gjuhën e shqipëtarëve…emri i pellazgëve është gjithashtu i gjallë”. Stefan Pellazgu nga Postetani, 10 km larg Kamnikut Neolitik jo rastësisht mban atë mbiemër. “Sigurisht edhe gojëdhëna mbi Orakullin e Dodonës vazhdon të jetë e gjallë. Përgjigjet e orakullit të Dodonës përhapeshin me anë të tingujve të kazanëve të shënjtë” (f.219)
“Mali ku ndodhej Dodona quhej Tomaros, fjalë shqipe: i mirë, shumës “të mirët”. Në majën e Tomorit besohet një vend i shenjtë ku banon një shenjt i padukshëm që shqip e quajmë i mirë. Kot e kërkojnë gjetkë Dodonën e Madhe sepse kanë qënë shumë Dodona”. Dodona e Madhe nuk ndodhet në Janinë. Vreto bën nacional kultin e Malit Tomor, shprehje e etnosit shqipëtar.
Të 3në të prillit 1900 krijohet në Athinë nga Vreto “shoqëria e shkronja shqip, Vëllazëri elenëve e shqiptarë mbë emërë që thashë unë dhe u pëlqeu gjithëvet, Dodonë të naojt (tempullit) fare të moçim të stërgjyshërvet pellazgëvet”. (f.347) “Të 12-në u mblodhë shokët e Vëllazërisë Dodonë”. “Do të kish marr’ udhë Vllazëria “Dodonë”po…” (f.349).
Apelin tim “Dodona faktor vllazërimi i popujve, ta rindërtojmë e bashkohemi rreth Hierores të parë të Botës, Krijuesi” bën Vretoja për Zotin, Perëndinë. Ndasitë fetare i dënonte e thotë e parealizushme një fe qoftë bektashizmi e ish Për Gjithësinë dhe Zon’ e Jëtësë Një Perëndi.
Studimi gjuhësor, historik e mitologjik “Apologjia” e bën Vreton enciklopedist të shquar. Ai pyet: “Cilët janë për grekët vëllezër më të afërt se shqipëtarët”? “Grekët që kanë mend ta lajnë këtë krim të ndyrë se do dridhen varret e etërve, vëllezërve shqipëtarë që ranë për lirinë e grekëve”.
Shpirtrat e patriotëve shqipëtarë dhe stërgjyshëve pellazgë iliro-epiriotë prehen të qetë se fakte e prova të tjera po zbulohen për prejardhjen tonë nga pellazgët e ditur hyjnorë. Dodona e Madhe është në zemër të Kolonjës, Kamniku Neolitik, 10 km larg Postenanit të tij, me degë të shtrira në Epir e në tërë Botën. Ajo provon mendimin e Vretos për shumë Dodona, në Janinë, Tomor, etj.




















