Sahit Dollapi, njeriu i rezultateve të zeros

621
Sigal

Ditët e fundit, administratori i CEZ-it, Sahit Dollapi, po mundohet që të tregohet “cub”, duke deklaruar majtas e djathtas, që nuk do të japë dorëheqjen si administrator i CEZ-it, dhe asnjë vendim qeverie, nuk mund ta shkulë nga kjo karrige, pasi do të jetë ERE, ajo që do të vlerësojë punën e tij “ si administrator i rezultateve në CEZ”.

Së pari, Dollapi, erdhi si administrator i shtetit te CEZ-i, për të reflektuar mbi vjedhjet dhe abuzimet që CEZ-i u bënte shqiptarëve. Çfarë konkretisht ka bërë mëto muaj Dollapi, si administrator i CEZ-it? Asgjë! CEZ-i, jo vetëm që nuk ka marrë në konsideratë ankesat e shqiptarëve, që t’i zgjidhë. Por ka vazhduar me vjedhjet dhe abuzimet me faturat e ngarkuara me kilovatë oforfe që faturon, me kamatat e penalizimeve që u bën shqiptarëve. Dollapi, si administrator i CEZ-it nuk ka bërë asgjë, që energjinë elektrike ta paguajnë të gjithë, por humbjet nga vjedhjet e energjisë elektrike përpiqet t’i plotësojë me penalizime dhe mbifaturime atyre që paguajnë. Dollapi nuk ka përmirësuar aspak shërbimin e “Kujdesi për Klientët”. Dollapi, nuk ka bërë asgjë që të zvogëlojë humbjet në rrjetin e energjisë elektrike. Disa investime në ndërtimin e nënstacionit në Farkë, Dollapi kërkon ta prezantojë si …investim strategjik! CEZ-i i Dollapit i vjedh shqiptarët me matësit e pakolauduar, të cilët CEZ-i, vetë i ka regjistruar që të matin më shumë kilovatorë nga harxhimi real. Dhe kjo vjedhje dhe abuzim i CEZ-it ndaj shqiptarëve bëhet me bashkëpërgjegjësinë e ERE-s, e cila nuk kontrollon dhe të kolaudojë matësit e energjisë elektrike. ERE ka favorizuar në mënyrë të paligjshme CEZ-it, duke i ulur  në 2012, çmimin e blerjes së kilovatorëve nga KESH nga 2,8 lekë/kvv, në 2.2 lekë/kvv, ndërkohë që, e shet me 6 -fishin e çmimit të blerjes. Vetëm nga ky favorizim që ERE i bëri CEZ-it, KESH-i, shteti humb mbi 50 milionë euro në vit.  Atëherë, cili ERE, do vlerësojë Dollapin, si administrator? Dollapi, nuk duhet shkarkuar nga administrator i CEZ-it. Përkundrazi. Prokuroria duhet të hetojë Sahit Dollapin, administratorin e CEZ-it për vjedhjet dhe abuzimet që u bën shqiptarëve,  nga mbifaturimet, penalizimet me kamata të jashtëligjshme, me vjedhjet e matësve të kilovatorëve. Por, edhe për humbjet që i shkakton shtetit, me humbjet e miliona eurove, që ende nuk mbledh nga konsumi i jashtëligjshëm i energjisë elektrike, nga humbjet në rrjet që janë mbi 45 %.