Ryshfeti 50 mijë euro/ Burri i gjyqtares në kërkim ndërkombëtar

545
Referuar akuzës së “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”, raportohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkëshorti i ish gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, Odhise Andrea. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije për “Panorama” se së fundi Interpol Tirana e ka shpallur atë person në kërkim ndërkombëtar. Fakti që së bashku me gruan iu drejtuan Italisë, e prej saj erdhi vetëm ish gjyqtarja dhe jo bashkëshorti, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë në Itali. Odhise Andrea së bashku me gruan, Majlinda Andrea, u larguan nga Shqipëria një ditë para vendimit për arrestimin e tij dhe para se gjykata të vendoste pezullimin e Majlindës nga detyra.
Sigal