Turisti polak bie në greminë, pëson disa fraktura! Prej dy orësh i bllokuar, pritet ndërhyrja e forcave të specializuara

178
Sigal

Një turist polak ka rënë në një greminë në zonën e Himarës pasditen e sotme.

Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gjipe.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij.

MZSH raporton se turisti ka pësuar fraktura të shumta dhe prej dy orësh ndodhet në greminë.

Pritet ndërhyrja e forcave të specializuara.