RTSH, Petrit Malaj -Thoma Gëllçi në garë për postin e drejtorit

575
Këshilli Drejtues i RTSH-së, pritet të votojë sot për dy kandidatët kryesorë për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, gazrë e cila zhvillohet mes Rektorit të Universitetit të Arteve, Profesor Doktor Petrit Malaj dhe ish-kryeredaktori i “Zërit të Popullit”, Thoma Gëllçi, pasi në votimin e parë ata morën secili nga 5 vota dhe nuk arritën të siguronin shumicën prej 7 votash, të nevojshme për t’u zgjedhor në postin e drejtorit të RTSH-së. 
Të dy kandidatët kryesorë kanë paraqitur platformat në një dëgjesë publike, që u transmetua “live” edhe në një nga kanalet e Televizionit Publik Shqiptar. Gazetari Thoma Gëllçi madje e ka publikuar online platformën e tij, në mënyrë që ajo të jetë e aksesueshme edhe nga publiku i gjerë. Pak ditë më parë, profesor Malaj pohonte se e quante kandidimin për drejtor të RTSH-së një sfidë më vete. 
Prof. Petrit Malaj ka një karrierë të pasur social-politike dhe artistiko-kulturore. Ai është zgjedhur rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i një procesi zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z.Bamir Topi, rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri. 
Sigal