Ministri Lleshaj kërcënon deputetet e LSi. Në mbledhjen e komisionit të arsimit iu është drejtuar me fjalët deputeteve Kërpaci dhe Mehmetaj: Mos guxoni të më flisni

560
Sigal

Ka nisur me debate seanca në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku është thërritur Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi para se t’i jepte fjalën e ka pyetur të flasë edhe për motivin e futjes së policisë në ambientet e fakulteteve gjatë kohës që studentët ishin në protestë. “Është ushtruar dhunë e paprecedentë, në shkelje të ligjit”.

Debati:

Ministri: Kujt neni të kushtetutës i jeni referuar, pse kam ardhur, cilin neni i jeni referuar?

Vokshi: Jeni ministër i ri, por paradhoma duhet t’ju kishte sqaruar.

Lleshaj: Më citoni ju lutem nenin.

Vokshi: Kemi pasur komunikim me paradhomën tuaj, nëse ju nuk e keni kuptuar dhe nuk jua kanë referuar, nuk e kuptoj pyetjen se asnjë ministër nuk e ka bërë deri tani. Neni 36 dhe neni 80 i kushtetutës, mund t’ua lexoj.

Lleshaj: Doja vetëm të dija cilin neni i jeni referuar për të më thirrur këtu
Flamur Noka: Jeni thërritur ju për të dhënë llogari, jo ju të na kërkoni llogari ne
Lleshaj: Neni 80 parashikon që ministrat duhet të paraqiten dhe i jep kohë brenda tre javëve…

Vokshi: Kush ua ka thënë këtë?

Lleshaj: Askush, e thotë neni.

Vokshi: Nuk jeni këtu të na lexoni ne kushtetutën.

Lleshaj: Kushtetuta me jep tre jave kohë. Strukturat e Policisë së Shtetit nuk kanë ushtruar asnjë dhunë.

Vokshi: Kemi videon, ja ta hapim, ndizni videoprojektorin.

Lleshaj: E nderuar zonja kryetare, më falni një minutë, kam ardhur si Ministër i Brendshëm, e nuk ka asnjë mundësi asnjë të përdorë gjuhën e gabuar ndaj meje.

Vokshi: Sa për gjuhe, ju lutem mesazhi juaj i fundit… Nuk mund të kërconi asnjë deputet, as të përdorni fjalor të papërshtatshëm, ashtu si mbrëmë ju duhet të distancoheshit se uni si prind mesazhin që dhatë e cilësoj të papërshtatshëm. Ruajmë një standard, mos kërcënoni.

Lleshaj: Unë nuk kam ardhur të bëj mësim këtu, nuk kam ardhur për të parë film këtu. Unë nuk kam ardhur të bëj komentatorin e videove.