Prof. Dr. Alqi Naqellari: Pedagogët e Mesdhetarit dhe pedagogjia e Harwardit thyejnë modelin Neokeynsian IS-LM

353
Sigal

Punimi me titull “Analysis of the Albanian Economy through the IS-LM Model” është publikuar në Revistën Shkencore “Academic Journal of Interdisciplinary Studies”, Vol 11, No 5, September 2022, Doi: 10.36941/ajis.2022.v11n5r  me E-ISSN 2281-4612, ISSN 2281-3993, indeksuar me SCOPUS, Richtmann Publisching. Punimmi u realizua nga tri pedagogë: Altin Hoti (PhD., Associate Professor, American University of Middle East, 250 St., Kuwait, Alqi Naqellari (Associate Professor, Mediterranean University of Albania, Tirana 1023, Albania) dhe Scherazade S. Rehman (PhD., Professor, George Ëashington University, 2121 I St Në, Ëashington, DC 20052, United States).

Ky punim ka ardhur si rezultat i një pune këmbëngulëse të bërë për disa vite me rradhë. Bashkëpunimi i tri autorëve nuk është një rastësi por si pasojë e mendimeve dhe objektivave të përbashkëta të tyre në fushën e ekonomiksit. Nuk është shkrimi i parë i indeksuar sepse autorët kanë botuar me dhjetra, por punimi është i lidhur me analizën e teorisë Keynsiane, një nga teoritë më afatgjata që mësohet, thuajse, në çdo vend dhe në çdo Universitet të botës. Të godisësh teorinë Keynsiane është e vështirë, sepse kjo teori është aplikuar në SHBA në Depresionin e Madh e deri në vendet më të vogla si Shqipëria. Autorët kanë provuar se Modeli neokeynsian i ekuilibrit Hiks- Hansen është i pasaktë dhe i paaplikueshëm në praktikë. Ata kanë ndërtuar një Model origjinal të aplikueshëm duke dhënë edhe ndryshimet prej Modelit të Hicks- Hansen. Ky model duhet të analizohet edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe të njihet si një model i ri origjinal. Ky punim tregon se edhe ekonomistët shqiptarë janë të aftë të kontribuojnë në mendimin ekonomik ndërkombëtar.

Teoria Keynsiane aplikohet edhe në Shqipëri, veçanërisht pas ardhjes së z.Toni Bler si këshilltar i I kryeministrit të Shqipërisë. Esenca e kësaj teorie qëndron në faktin se injoron investimet e brendëshme, injoron kursimet dhe vlerëson borxhet, kreditë, huatë duke presupozuar si të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi e shikon si domosdoshmëri për të mbyllur hendekun e investimeve nga rritja e kursimeve dhe ulja e konsumit. Propagandon rritjen e konsumit dhe jo të investimeve. Në analizë niset nga faza e katërt e riprodhimit të zgjeruar dhe jo nga faza e parë që është prodhimi me pyetjen sugjestionuese “po nuk konsumuan ne nuk ka çfarë të prodhojë biznesi”. Kjo teori presupozon ekuilibrin makroekonomik në njësinë ku Ad = As ose ku I = S, që do thotë në pikën ku kursimet barazojnë investimet, ose kur kurba e kërkesës agregate kryqëzon kurbën e ofertës agregate. Aplikimi i kësaj teorie ka bërë që edhe qeveritarët shqiptarë ta shikojnë rritjen e ekonomisë shqiptare duke u bazuar në investimet e huaja, në rritjen e borxheve, në rritjen e konsumit, duke u mbështetur në sektorin e shërbimeve dhe jo në sektorin e industrisë nxjerrëse e përpunuese, në industrinë energjitike. Pasojë e kësaj politike të aplikuar janë negative në ekonomi dhe në shoqëri. Rritja ekonomike është shumë e ulët dhe e provokuar më shumë nga ekonomia jo e vrojtuar, sepse depozitat me afat në lekë dhe valutë kanë ardhur në rënie. Gjatë dhjetë viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 400 mijë të rinj e të reja. Pagat dhe pensionet janë rritur pak ose aspak. Norma e inflacionit është rritur, çmimet janë rritur. Asnjë indeksim i pensioneve dhe pagave nuk është bërë për llogari të inflacionit. Është rritur ekonomia jo formale. Është bërë e modës që qeveria të drejtojë me PPP dhe koncesione. Tash pa PPP dhe koncesion ka mbetur vetëm Parlamenti dhe qeveria, sepse me koncesion janë dhënë edhe sitet arkeologjike me vlera të veçanta për historinë e botës.

1.Një vështrim mbi ekonominë shqiptare.

Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë një ekonomi në tranzicion, megjithëse ka mbi 30 vjet që tenton të futet në shinat e ekonomisë së tregut. Ajo mbështetet kryesisht në sektorin e shërbimeve, të bujqësisë në sektorin e ndërtimit dhe të tregëtisë. Një pjesë e vogël e të ardhurave sigurohet nga sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Nxirret mbi 1 milion ton naftë. Eksportohet e gjitha pasi në Shqipëri nuk ka Uzina të përpunimit të saj. Nëse do kishte Uzina të përpunimit të karburanteve Shqipëria nuk do kishte krizë të çmimeve të karburanteve. Në Shqipëri ka funksionuar deri para disa viteve Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, e cila përpunonte gjithë naftën bruto të prodhuar në vend. Qeveritë shqiptare, në kundërshtim me vullnetin e punonjësve të Uzinës e shkatëruan atë dhe nxorrën në asistencë punonjësit e saj.


Sektori i shërbimeve, veçanërisht “turizmi” shikohet si sektor prioritar. Në këtë sektor janë investuar miliarda euro, është sektori që ka TVSH-në 6% nga 20% që e kanë produktet e sektorëve të tjerë.

Ekonomia shqiptare është një ekonomi konsumatore që mbështetet mbi importet, që ka aktivitet prioritar turizmin, i cili prodhon mallra jo të tregëtueshme. Në këtë mënyrë mund të themi se një ekonomi si ekonomia shqiptare, me burime të pasura nafte dhe mineralesh, që mbështetet mbi turizmin nuk ka si të jetë një ekonomi e qëndrueshme. Kjo u provua gjatë viteve 2019, 2020, 2021 dhe 2022, vite të cilët përkojnë me tërmetin që goditi Shqipërinë, me pandeminë covid-19 dhe me luftën në Ukrainë. Ekonomia e mallrave jo të tregëtueshme ishte më e goditura, si e tillë u godit edhe ekonomia shqiptare. Në vitin 2020, GDP reale u ul me 3.5%. Kjo tregon se: Ekonomia shqiptare është plotësisht e varur nga kushtet e jashtme politike, sociale dhe ekonomike. Ajo është një ekonomi e paqendrueshme, e pastabilizuar dhe shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve politike të brendëshme dhe të jashtme. Çdo fenomen negativ që ndodh jashtë Shqipërisë si luftrat, pandemitë, tërmetet etj, reflektohen menjëherë në ekonominë shqiptare.

Dinamika e disa treguesve makroekonomikë dhe agregateve monetar.

M3 M2 M1 Baza monetare Para jashtë banke Depozitat me afat
2010 980,283.90 604,500.00 276,898.10 283,453.50 195,059.00 617,384.80
2011 1,070,149.60 647,000.00 281,246.50 289,809.50 194,923.20 706,498.40
2012 1,123,407.80 669,577.10 281,246.60 297,721.90 192,705.10 752,954.70
2013 1,148,980.90 693,172.20 295,876.50 308,073.70 198,892.70 743,476.80
2014 1,195,086.30 722,356.70 353,321.70 332,899.30 217,665.60 693,907.70
2015 1,216,175.30 722,954.10 384,106.90 383,972.80 230,601.50 638,150.10
2016 1,263,453.80 736,944.10 435,432.30 414,380.90 249,415.10 577,900.90
2017 1,266,906.90 738,900.00 461,550.10 377,074.80 275,281.40 537,943.70
2018 1,264,127.40 731,502.10 478,721.50 423,427.90 275,285.30 496,173.20
2019 1,318,662.00 758,021.70 523,968.30 433,951.20 291,409.00 470,035.00

 

Total kredi (mill. All) Inflacioni mesatar (REPO)Ëeekly repurchase agreement PBB nominal Kursi mesatar All/Euro Papunësia
2010 483,129.70 3.56 5 1,222,631.00 137.79 14.2
2011 541,899.80 3.45 4.75 1,319,836.00 140.33 14.3
2012 554,732.10 2.04 4 1,332,747.00 139.04 13.9
2013 547,927.60 1.94 3 1,350,053.00 140.26 16.1
2014 559,986.90 1.63 2.25 1,395,305.00 139.97 16.2
2015 546,793.90 1.89 1.75 1,427,799.00 139.74 15.5
2016 547,602.50 1.28 1.25 1,472,791.00 137.36 15.6
2017 550,280.40 1.8 1.25 1,531,702.64 134.15 14.1
2018 532,818.60 1.8 1 1,636,731.30 127.59 12.8
2019 570,792.20 1.15 1 1,691,728.90 123.01 12
19/’10% 18.1 -67.7 -80.0 38.4 -10.7 -15.5

Qeveria në menaxhimin e ekonomisë mbështetet kryesisht në qeverisjen nëpërmjet PPP-ve dhe koncensioneve. Kjo ka bërë që të ketë një shkëputje nga realiteti ekonomik i vendit.

-GDP(Prodhimi i Brendshëm Bruto) ka ardhur në rritje, mesatarja vjetore në vitet 2010, 2019 ka qenë 2.61%. GDP nominale është rritur me mesatarisht 3.84%. Sektorët që kanë pasur rritje kanë qenë sektori ndërtimit, tregtisë dhe bujqësisë.

-Agregatët monetar M1 (paraja e ngushtë (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, përjashtuar qeverinë qëndrore), M2(M1+Depozitat me afat në lekë), M3(M2+depozitat në valutë), Baza Monetare dhe Paratë jashtë banke kanë ardhur në rritje. Rritjen më të lartë në vitet 2010, 2019 e ka pasur agregati M1 me 81% i cili përfshin paratë jashtë banke, llogaritë rrjedhëse, depozitat pa afat dhe çeqet e udhëtarëve. Agregati M1 dhe zërat që e përbëjnë tregojnë se është rritur frikshëm paraja jashtë banke dhe paraja e gatëshme për tu përdorur kesh, jashtë banke. Është tregues që reflekton rritjen e ekonomisë informale.

-Depozitat me afat në lekë dhe valutë janë ulur me 23.9%. Ky tregues është i kundërt me treguesit e depozitave pa afat dhe llogarive rrjedhëse.

-Totali kredive është rritur me ritme të ulta. Për vitet 2010, 2019 mesatarisht është rritur me 1.8% në vit ose me 18.1% në total.

-Norma e inflacionit mesatar dhe norma e REPO-ve(Marrëveshjet e Riblerjes Javore me bankat e nivelit të dytë), kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, inflacioni u ul me 67.7%(2010-2019) dhe norma e REPO-ve u ul me 80%(2010-2019). Ulja e normës së inflacionit tregon për mungesën e efektivitetit të politikave monetare të Bankës Qëndrore. Ulja e Normës së REPO-ve duhej të ishte shoqëruar me rritje të normës së inflacionit dhe jo me ulje të saj. Banka Qëndrore nuk e kontrollon dot normën e inflacionit. Inflacioni në ekonominë shqiptare është kryesisht i importuar. Këtë e tregoi edhe viti 2022 ku në muajin qershor arriti shifrën 7.4%.

-Kursi këmbimit të lekut me euro është forcuar. Banka Qëndrore është e interesuar të mbrojë All dhe jo ta zhvlerësojë atë. Mbrojtja e All ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare, sepse ka rritur importet dhe ka ulur eksportet. Është thelluar diferenca midis eksport-importeve, ose është thelluar deficit në Bilancin Tregtar.

-Norma e papunësisë ka ardhur në rënie. Ky tregues nuk është real pasi nga Shqipëria në 5 vitet e fundit (INSTAT) janë larguar mbi 220 mijë persona.

  1. Modeli Neokeynsian i Ekuilibrit IS-LM Hicks-Hansen.

Ndërtimi i figurave të modelit teorik (Hicks-Hansen) fillon në kuadratin e (I).

Në kuadratin e (I) në boshtin e X-ve janë vendosur investimet në shumë apsolute. Në boshtin e Y-ve janë vendosur normat nominale të interesit në %. Kur norma nominale e interesit është i1%, investimet janë I1. Kur norma e intersit ulet në i2% investimet rriten në I2. Kjo dukuri reflektohet në kuadratin e (II).

Në kuadratin e (II) është vendosur një përgjysmore që reflekton në boshtin e Y-ve të njëjtën madhësi të investimeve që janë vendosur në boshtin e X-ve. Në boshtin e Y-ve në këtë kuadrat janë vendosur kursimet në shumë apsolute, njësoj si investimet. Përgjysmorja është vendosur, sepse në ekuilibër, sipas teorisë Keynsiane, në një ekonomi Investimet janë të barabarta me Kursimet(I = S).

Në kuadratin e (III) në boshtin e Y-ve është reflektuar e njëjta madhësi e kursimeve që është në boshtin e Y-ve të kuadratit të dytë. Në boshtin e X-ve është vendosur GDP reale që është lidhur me boshtin e X-ve të kuadratit të katërt.

Në modelin IS-LM (Hick-Hansen) të literaturës kemi këtë skemë:

Në kuadratin e (IV) në boshtin e X-ve është vendosur GDP real ose Y dhe në boshtin e Y -ve është vendosur norma nominale e interesit në %. Në i1% ku investimet janë të ulta në masën I1 edhe Y është i ulët në madhësinë Y1. Kur norma e interesit ulet në i2% rriten Investimet në I2 milionë dhe për pasojë rritet edhe Y1 në Y2. Bashkojmë pikat me kordinatat (i1;Y1) dhe (i2;Y2) dhe fitojmë kurbën IS që është një kurbë ekuilibri. Kjo kurbë paraqet listimet e normës së interest i me Y kur tregu i të mirave dhe shërbimeve është në ekuilibër.

Në këtë mënyrë në katër kuadratet kemi: lidhjen negative midis normës së interest dhe Y, lidhjen pozitive midis kursimeve në milionë lekë dhe të ardhurave në milionë lekë. Kjo do thotë se kur rritet Y rriten edhe kursimet. Kur rriten kursimet rriten edhe Investimet.  Ky është modeli teorik.

3. Modeli IS-LM i propozuar nga autorët dhe rezultati, (me të dhënat e ekonomisë shqiptare).

Modeli me Kurbë Kthimi ose Kurbë Reflektimi 2010-2019. Nuk do ta përfshijmë vitin 2020, sepse ka devijime për shkak të ndikimit të pandemisë sars covid-19.

Modeli i propozuar ka këto ndryshime në krahasim me modelin ekzistues:

E para, eleminohet përgjysmorja dhe zëvendësohet me kurbën e reflektimit (kuadrati (II).

E dyta, në boshtin e Y-ve në modelin e investimeve nuk merret norma nominale ose reale e interest, por vendoset norma e REPO-ve (kuadrati (I).

E treta, Në kuadratin e (III) në boshtin e X-ve vendoset GDP nominale dhe jo reale. Në boshtin e Y-ve vendosen depozitat me afat në All. Këto depozita nuk janë të barabarta me kreditë për norma të njëjta të REPO-ve. Kurba e depozitave është me drejtim negative, ka lidhje negative me GDP-në.

E katërta, në kuadratin e (IV) në boshtin e X-ve vendosim GDP nominal ndërsa në boshin e Y-ve vendosim normën e REPO-ve.

Modeli konsiston në ndryshimin e rolit të përgjysmores, që lidh kuadratin e Investimeve me atë të Depozitave. Në vendin e përgjysmores së këndit nga modeli Hicks-Hansen është vendosur Kurba e Reflektimit. Emërohet “Kurba e Reflektimit, sepse pjerrësia e saj është e lidhur me raportin midis depozitave dhe kredive, me koston oportune të tyre. Kjo është bërë sepse, në ekonominë shqiptare, vetëm një herë në dhjetë vjet, totali i depozitave me afat në lekë është barazuar me totalin e kredive gjithsej. Me këto të dhëna Modeli Teorik është një rast i veçantë. Depozitat në Shqipëri përdoren pjesërisht për Kredi. Një pjesë e tyre përdoret për blerjen e Bonove të Thesarit, Obligacioneve etj. Në këtë mënyrë kurbat e tyre është e vështirë të ndërpriten. Aplikimi i Kurbës së Reflektimit e zgjidh këtë problem dhe e bën Modelin të aplikueshëm në praktikë.

Për vitet 2010-2019 kemi këtë model të kurbave IS-LM.

Përfundimisht: Modeli i ri i kurbës IS i ndërtuar nga autorët, bazuar në modelin e Hiks -Hansen, të përfshihet në analizat makroekonomike të tregut monetar. Vetëm nëpërmjet këtij modeli mund të realizohen analiza konkrete dhe efektive. Të eleminohet përgjysmorja nga modeli ekzistues, përndryshe modeli nuk funksionon.

Rekomandohet që në mënyrë graduale të realizohet deeuroizimi i ekonomisë shqiptare. Euro të shmanget nga Depozitat me Afat dhe nga Kreditë. Leku e luan rolin e tij fuqishëm kur bëhet monedhë sunduese e tregut monetar. Të ndryshojë objektivi i Bankës Qëndrore. Objektiv kryesor të jetë ruajtja e kurseve të këmbimit, rritja ekonomike në funksion të stabilitetit financiar.