Megan Fox, thjeshtë dhe bukur në rrugët e Nju Jorkut

595
Të mërkurën ajo ishte me djalin dyvjeçar Noah në Berverly Hills, Los Anxheles, ndërsa të shtunën, Megan Fox është rikthyer në Nju Jork për të vazhduar xhirimet për filmin “Teenage Mutant Ninja Turtles 2”.
Brunja 29-vjeçare dukej shumë bukur me një palë xhinse gri, ndërsa në mes kishte lidhur një këmishë. Aktorja ishte nën kujdesin e grimierëve, të cilët e përgatitën për një skenë xhirimi.
Pavarësisht angazhimeve të saj, Fox gjithmonë është përgëzuar për kohën që ajo gjen për të kaluar me dy fëmijët e saj, Noah 2-vjeç dhe Bodhi 16-muajsh, si dhe bashkëshortin Brian Green.
Sigal