Rrjedhje gazi në një shkollë tek “Don Bosko”, evakuohen nxënësit, katër prej tyre dërgohen në spital

200
Sigal

Evakuohen nxënësit në një shkollë jo publike në Don Bosko. Shkak është bërë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.

Katër prej tyre kanë pasur marrje mendsh dhe janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Policia bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e uniformave blu të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton policia.