Protesta e PD/ Policia ndërhyn tek Zogu i Zi, përpiqet të shpërndajë protestuesit

Partia Demokratike po mban protestën e radhës, në pesë pika kryesore të Tiranës.

Policia fillimisht kishte bërë thirrje që protestuesit të mos bllokojnë makinat, duke krijuar kështu trafik të rënduar.

Sigal

Ndërsa, mësohet se policia po ndërhyn te Zogu i Zi, për të shpërndarë protestuesit.

Edhe në këtë pikë, si në të tjerat, protestuesit kanë bërë që trafiku të rëndohet në kryeqytet.