“Rritja e pagës për mësuesit, larg premtimit 40%” – Sindikatat: Rritja 15% mbulon vetëm inflacionin. Ankohen dhe pedagogët

292
Sigal

Sindikatat e mësuesve e konsiderojnë si të pamjaftueshme rritjen e pagës së arsimtarëve me vetëm 15%, duke kujtuar se premtimi i bërë nga qeveria në vitin 2017 ishte 40%. Gjatë seancës dëgjimore për projektbuxhetin e vitit 2021, në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ata thanë gjithashtu se edhe buxheti i akorduar për arsimin është larg nivelit të kërkuar prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Edhe Sindikata e Punonjësve të Universitetit e konsideroi absurd faktin që projektbuxheti i vitit 2021 nuk parashikon asnjë rritje page për pedagogët, ndërkohë që Pakti për Unviersitetin nuk adreson asnjë nevojë të stafit akademik.

Ndërkaq, për të disatin vit me radhë sindikatat kërkuan zgjidhjen e problemit të transportit të mësuesve dhe nxënësve, pasi sipas tyre pagesa e ulët e akorduar bën që ofruesit e transportit të mos lidhin kontrata, teksa mësuesit detyrohen të udhëtojnë me mjete jashtë kushteve teknike. Realatorja Lindita Nukolla nuk mbajti asnjë qëndrim për rritjen e pagave të mësuesve, por për çështjen e transportit kërkoi zgjidhje.

Paalelisht, duke marrë në konsideratë dhe vështirësitë e krijuara nga COVID-19, sindikatat kërkuan edhe dhënien e shëprblimit prej 10 mijë lekësh, të fundt të vitit kalendarik për mësuesit, teksa kosto në buxhet do të shkonte në rreth 3 mln euro.scan