Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kukës, mes të prekurve dy infermierë

523
Sigal

Pas rastit të parë në Kukës me Covid 19 që u publikua një ditë më parë, sot janë shtuar dhe pesë të prekur të rinj.

Burime tregojnë se katër prej tyre janë rrethi i ngushtë i familjes së infermierit që u konfirmua pozitiv të martën, ndërsa personi i pestë është një tjetër infermiere.

Kujtojmë këtu që infermieri që u raportua nga Ministria e Shëndetësisë si i infektuar ka shoqëruar për një spitalin Covid 19 një të moshuar nga Hasi pak ditë më parë. Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga pacienti.

Në total në 24 orë në Kukës janë marrë 58 tamponë dhe përgjigjia ka qenë pozitive për pesë persona. Kështu që në Kukës numri i të prekurve nga virusi i ri shkon në gjashtë persona.