Rriten temperaturat, por rikthehen reshjet dhe vranësirat, parashikimi i motit sot

158
Sigal

Moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën veriore që në orët e para të mëngjesit, në pjesën e dytë të ditës reshje shiu me intensitet të ulët në qendër dhe në bregdetin jugperëndimor.

Përgjatë luginave dhe zonat malore do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Në zonat malore:       -2/8°C

Në zonat e ulëta:        3/14°C

Në zonat bregdetare:  6/15°C.