Rriten rastet me koronavirus në Lezhë, ja si janë shtuar pesë të infektuar

51

Shkodra shënoi një rast rekord, kur brenda 24 orësh u regjistruan 12 të prekur nga koronavirusi. Të prekurit janë nga dy familje, kurse i infektuar është edhe një fëmijë 13 vjeç.

Rritje ka bërë edhe Lezha, që ka regjistruar pesë të infektuar në 24 orët e fundit.

Numri i të prekurve në Lezhë ka shkuar në 11 në total. Burimet thonë se katër raste të reja janë të afërm të pacientes së shtruar në repartin e ortopedisë në Lezhë, që u zbulua më vonë dhe alarmoi të gjithë spitalin.

Kurse rasti tjetër është një roje 53-vjeçar i Ujësjellësit në Lezhë. Ai nuk dihet se si e ka marrë virusin.

Tirana ndërkohë ka shënuar 3 raste të reja, ndërsa Durrësi, Fieri dhe Kavaje me nga 2 raste të reja. Një rast tjetër është shënuar edhe në Mirditë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë theksoi se shkak për rritjen e numrit të të prekurve në Shkodër është mos zbatimi i distancimit social.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit sipas rretheve

-12 raste Shkodra
-5 raste Lezha
-3 raste Tirana
-2 raste Fieri
-2 raste Durrës
-2 raste Kavajë
-1 rast Mirditë.