Rrëzohet teksa krasiste pemët në banesë, ndërron jetë 63 vjeçari në Çorovodë

99
Sigal

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në  lagjen “2 Dhjetori” në Çorovodë.

I moshuari, ishte duke krasitur pemët në banesën e tij, teksa u rrëzua nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.