Rreziku nga zjarri nuk ka përfunduar ende për këtë qark, IGJEUM tregon çfarë pritet në 24 orët në vijim

165
Sigal

Edhe pse temperaturat e ajrit kanë shënuar rënie ditët e fundit, një rrezik i lartë për zjarre ekziston në zona të lokalizuara të qarkut të Kukësit, thotë IGJEUM.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot dhe të premten priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: qarku Kukës (VL).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 22 °C
Era

Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.