Rrëshqitje dherash në Klos të Mirditës, rrezikohet prishja e disa banesave

Një rrëshqitje e madhe dheu ka ndodhur në fshatin Klos të njësisë Administrative Fan në Mirditë.

Mësohet se nga reshjet me intensitet të lartë ka pasur rrëshqitje të dherave. Ndërkohë, këto rrëshqitje rrezikojnë prishjen e banesave.

NOA

Shqipëria është përfshirë që prej 6 janarit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, por dhe rrëshqitje të dherave.