Rrëshqet në akull, 10-vjeçari në gjendje të rëndë transferohet me helikopter në Tiranë

266
Sigal

Një 10-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I mituri po luante në akull në oborrin e shkollës në Fushë Bulqizë, në momentin që është rrëzuar dhe është plagosur.

10-vjeçari është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në Bulqizë, por duke parë gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, është vendosur që të niset me helikopter drejt Tiranës, për një ndihmë më të specializuar.

I mituri ka pësuar fraktura në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.