Sigal

Reshjet e dendura të shiut të sotëm, kanë rikthyer problematikën e njohur, përmbytjet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Për pasojë është krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe veprimtarisë normale të qytetarëve.

Probleme janë krijuar kryesisht në afërsi të kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, te rrethrrotullimi afër stacionit të trenit, në rrugën “Aleksandër Goga”, te kryqëzimi në afërsi të Torrës Veneciane.