Rrëfimi tronditës/ I ati i të miturës së abuzuar: Tentoi të vetëvritej para 1 jave

301
Sigal

Babai i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës dhe tre të rinj rrëfeu detaje tronditëse për News 24.

Babai i të miturës u shpreh se 15-vjeçarja është në gjendje të rënduar psikologjike, sa një javë më parë ka tentuar edhe vetëvrasjen. I ati rrëfeu momentin e tmerrshëm, kur e kishte kapur të bijën me ilaçet e tij të tensionit në gojë.

“Ka tentuar të vetëvritet para një jave, i kapa ilaçet e mia të tensionit, m’i mori dhe i futi në gojë, donte t’i pinte. Kanë ardhur psikologët, flisnin me vajzën, dhe thanë se do të vinin sërish sot”, rrëfeu i ati i të miturës.