Rrëfimi i nënë Lizës që i mbylli gojën deputetëve të Ligjeve: Kush e dhuron nga ju banesën

277
Sigal

Nënë Liza Marku, 78 vjeç, i ka lënë pa fjalë, të paktën në dukje deputetët, anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Asnjë nga ligjvënësit nuk pati kurajon jo të kundërshtojë, por as të pipëtijë ndaj rrëfimit të nënë Lizës, për të cilën askujt nuk do i vinte mendja, sikur në orët e para të mëngjesit të 10 apo 11 ditëve më parë, dhjetra policë të mos i mësynin në banesë dhe ta nxirrnin forcërisht, që më pas fadromat  ti shembnin banesën.

‘ Une fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?

Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë. 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet,  ne s’po hyjmë në Europë, por në gropë.