Rrëfehet mësuesja e Cërrikut, ja pse i solli fëmijët në Tiranë

98
Drejtoria Arsimore shkarkoi nga puna mësuesen Mjaftoni Ago e cila nisi drejt Tiranës fëmijët që kishte në klasën kujdestare për të bërë denoncim kundër mësuesve të tjerë. Policia konfirmoi se rasti i dhunës ishte i pavërtetë dhe se mësuesja kishte shfrytëzuar fëmijët për tiu kundërvënë mësuesve të tjerë. Mësuesja e pranon këtë fakt, ndërsa shprehet se nuk e mendoi që ishte duke kryer një vepër penale teksa fëmijët i mori pa dijeninë e prindërve. “Mendova se nuk mund të bëhej mësim në atë gjëndje që gjeta klasën” Lidhur me ngjarjen reaguar edhe drejtoresha e Arsimit Jonida Cungu, e cila tha se është marrë vendimi për të shkarkuar mësuesen kujdestare dhe se nuk ka fakte për dhunën e ushtruar nga mësuesja Fatbardha Shabani. “U largua nga puna mësuesja për cënim të procesit mësimor dhe largim të fëmijëve nga institucioni arsimor pa leje dhe pa miratimin e fëmijëve”.
Sigal