Rrahën kunatën, Prokuroria procedon çiftin në Devoll

31
Sigal

A.H dhe S.H., janë burrë e grua të cilët janë proceduar në gjendje të lirë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve nga Komisariati i Devollit, burrë e grua kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre.

Pre e dhunës ka rënë bashkëshortja e vëllait të shtetasit A.H.

Nuk dihen ende shkaqet apo motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H. dhe për shtetasen S. H. (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e tyre (bashkëshorten e vëllait të shtetasit A. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.