Rrahën doganierin në krye të detyrës, shpallen në kërkim 2 të rinj në Tiranë

562
Sigal

Janë shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit dy të rinj pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier.

Ja njoftimi:

Më datë 26.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë.