Rrafshohen pishat, Berat, priten pemët shumë vjeçare për lulishten e re

599
Trungje pemësh qindra vjeçare të rafshuara në tokë dhe punime që vazhdojnë ende të kryhen me gjithë masakrën e shkaktuar në lulishten e vetme ende të pyllëzuar në Berat.
Punimet për rikonstruksionin e lulishtes në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat kanë prekur dhe pemët qindra vjeçare si pasojë e gërmimeve, të cilave u kanë dalë rrënjët.
Një pemë ka rënë gjatë gërmimeve mbi një automjet, ndërkohë që disa të tjera janë prerë.
Të alarmuar banorët e zonës thonë se pishat shumë vjeçare janë ato që ia shtojnë hijeshinë lulishtes.
Më herët bashkia e Beratit deklaroi se nuk do të prekeshin pemët. Investimin për lulishten kap shumë e 81 mln lekëve të reja akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sigal