Rikthimi i basteve sportive, Meta: Rama, ky delenxhi dhe aventurier, kujton se do luajë në bixhos të ardhmen e vendit

137
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi ashpër ndaj iniciativës së Qeverisë për të rikthyer bastet sportive në vend.

Në një konferencë për mediat ai tha se Rama ishte jokoherent kur vite më parë i ndaloi ato baste për të ruajtur familjen dhe tashmë i rikthen.

Si President e keni dekretuar ligjin për ndalimin e basteve, keni një koment për rikthimin e tyre?

Është një delenxhi që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjeshtë për të vendosur monopolin e familjes së tij. Ky është kaq aventurier saqë kujton se mund të luajë në bixhos me të ardhmen e vendit.