Rikontroll pasurive të zyrtarëve që prej vitit 2003

510
Sigal

Kryetari i ri i ILDKP-së, Shkëlqim Gani urdhëroi një rikontroll dosjeve të deklarimit të pasurive të zyrtarëve të lartë. 

Kreu i ri i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Shkëlqim Gani urdhëroi rikontroll të pasurive për zyrtarët e lartë të shtetit, që nga 2006 e në vazhdim. Dosjet që do të hapen për t’u riverifikuar deklaratat e pasurive përfshijnë ato të krerëve më të lartë të shtetit, që nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Ministrat, zv.Ministrat, krerët e gjykatave dhe drejtuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në deklaratën e tij, kryeinspektori Gani tha se synimi është verifikimi nëse zyrtarë të lartë kanë përfituar nga fondet publike. Prej muajsh Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKP ndodhej në një ngërç institucional, deri kur Kuvendi liroi nga detyra ish-kryetaren e tij, Zana Xhuka dhe emëroi Shkëlqim Ganin.