Riaktivizohet zjarri në Malin e Tomorrit, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

216
Sigal

Në malin e Tomorrit një vatër e re zjarri është riaktivizuar sërisht. Temperaturat e larta dhe era kanë përhapur shkëndijat e vatrave të mëparshme dhe si pasojë zjarri është rindezur.

Sipas mediave vatra ndodhet në lartësinë 1800 metra dhe është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve, ndaj e vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikopterë nga ajëri.

Drejtori i ADZM Berat,Fatos Nako shprehet se kjo vatër është shfaqur në një lartësi mbi 1800 metër dhe është tepër vështirë për tu përshkuar rruga deri atje në këmbë.Sipas Nakos,është vatër e re,e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta,që kanë shpërndarë shkëndijat e zjarrit drejt majës së malit Tomorr.

Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 25 ha pyje,qindra sipërfaqe me shkurre dhe dogji e shkatërroi fole zogjsh e kafshësh të egra.