Revolta tek Spitali: “Po nuk ka oksigjen të më thonë të vete të marr kredi të shpëtoj burrin nga Covid-19”

299
Sigal

Situata në ambientet përpara Sanatoriumit nuk shfaqet shumë e qetë, pasi familjarë të individëve që ndodhen të shtruar qëndrojnë jashtë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të të afërmve që kanë brenda. I tillë është rasti dhe një i gruaje, e cila , ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me bashkëshortin i cili ndodhet i shtruar në Sanatorium.

Gruaja shprehet se pasi kanë bërë tamponin në privat, burri ka rezultuar pozitiv ndërsa përgjigjja e saj nuk ka dal ende. Bashkëshorti aktualisht prej dy ditësh ndodhet i shtruar, dhe e shoqja thekson e revoltuar se në spital nuk ka oksigjon dhe ajo kërkon nga mjekët që të japin informacion, ajo është e gatshme të marrë kredi ta shërojë bashkëshortin e saj.

“Më mirë je në shtëpi se sa në spital. Të më bëjnë tamponin dhe të më thonë nëse e ke nga kjo  apo nga dicka tjetër. Kam dhe burrin aty brenda në Sanatorium dhe u thash shërbejini burrit se edhe unë që nuk jam doktoreshë, por e shikoj që është nxirë në fytyrë. Ta kishin bërë që në fillim tamponin burri do kishte shpëtu, do ishte më mirë sot. Burri ka temperaturë, ka të vjella, ka dy ditë i shtruar në spital, tani është bërë keq fare. Aty skishte as doreza asnjë gjë dhe i thosha infermieres lerja dorezat me vete.

Nuk po vjen fare njeri që të më thotë dhe mua ke apo ske. Interesohuni aty që të më shpëtojnë burrin. Po dëgjojmë këtu përjashta se aty ska oksigjen. Mjeku më tha pak më përpara kur e takova, që i vendosa pak oksigjen, ‘si pak’ i thash unë, po skeni oksigjen të dal të vete të marr kredi të gjej oksigjen. Mjekët na thoshin rrini në shtëpi kur i merrnim në telefon ndaj u detyruam i bërëm testet në spital privat ku burri doli pozitiv ndërsa unë nuk e kam marrë përgjigjen akoma”, tha gruaja.