Reuters dhe New York Times/ Zemërim kundër qeverisë në Tiranë

40

Shembja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare të lajmeve. Reuters shkruan se autoritetet shqiptare nisën që në orët e para të mëngjesit ndërtesën e Teatrit Kombëtar ndërsa një dyzinë aktorësh bërtisnin “turp” dhe “diktaturë”. Agjencia e lajmeve kujton se për më shumë se 2 vjet aktivistë dhe shoqëria civile kundërshtojnë planin e kryeministrit Edi Rama duke këmbëngulur se ajo është pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kanë akuzuar atë për praktika korruptive.

“Kjo nuk ka të bëjë më me shembjen e Teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë” – citon Reuters, Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Reuters nënvizon se ka pasur përplasje me policinë dhe janë ndalura 37 persona. Vetë Reuters thotë se ka parë se si policia godiste protestuesit dhe ndaloi një prej gazetarëve në protestë edhe pse vetë uniformat blu e kanë kundërshtuar se është ushtruar dhunë. Ndërsa “New York Times” raporton për përplasjet mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.