Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qarkun Dibër, rënia e inerteve bllokon disa akse

37
Sigal

Gjatë mbrëmjes, Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim. Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.