Lezhë, bllokohet familja nga rritja e niveli të ujit të kanalit

54
Sigal

Një familje ka mbetur e bllokuar në fshatin Rraboshtë në Lezhë, pas rritjes së nivelit të ujit të kanalit.

Familja ndodhet në fshatin Rraboshtë, njësia administrative Kallmet. Raportohet se në vendngjarje po shkojnë strukturat e emergjencat civile të bashkisë Lezhë me mjet për zhbllokimin e kanalit.

Ndërkohë Bashkia Lezhë ka informuar qytetarët se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje dhe se shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Njoftimi:

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje!

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent  të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:  +355 68 331 2049.