Reshjet e shiut/ Del nga shtrati përrori i Gjikurisë, përmbytet zona te ish-vilat qeveritare

64
Sigal

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të shumta në jug të vendit. Në Dhërmi, përroi i Gjikurisë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkatërruar urën pranë ish vilave qeveritare.

Në Vlorë nuk ka patur problematika veç mungesës së furnizimit me energji elektrike. Probleme me energjinë kanë pasur gjithashtu edhe zonat e Selenicës dhe Orikumit. Ende vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për të gjitha mjetet.

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive në vend sot dhe nesër. Nga e enjtja pritet që të ketë një përmirësim të kushteve meteorologjike.