Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.
Shiu i rënë ka shkaktuar një varg përplasjesh të mjeteve në kthesen afër Qesaratit. Tre automjete janë përplasur dhe janë plagosur lehtë personat që ndodheshin brenda tyre. Po ashtu ka pasur dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.