Ra në koma pas aksidentit të rëndë me makinë, ndërron jetë aktorja e njohur

184
Sigal

Aktorja Anne Heche, e cila pësoi një aksident të rëndë me makinë javën e kaluar, ka ndërruar jetë pasi iu hoq aparati jetësor.

Më herët familjarët e aktores së njohur deklaruan se për shkak të gjendjes së rëndëtë saj, nuk pritej që të mbijetonte.

“Fatkeqësisht, për shkak të aksidentit të saj, Anne pësoi një dëmtim të rëndë të trurit anoksik dhe mbetet në koma, në gjendje kritike,” tha përfaqësuesi i aktores në një deklaratë për ET të enjten, në emër të familjes së saj. Ajo nuk pritet të mbijetojë”.