Masakra/ Autori vritet pas luftës me policinë, ngjarja nisi nga konflikti në familje

80
Sigal

Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në Malin e zi ku mbetën të vdekur 11 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Sipas të dhënave të mediave malazeze, sulmuesi nga Cetinja, pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në lagjen Medovina ku jetonte.

11 persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 10 janë plagosur nga të shtënat masive që ndodhën sot rreth orës 16:00 në Cetinje.

I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.

Por forcat e rendit i janë përgjigjur menjëherë zjarrit ku pas luftimit mbeti i vrarë dhe autori i sulmit.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.

Mes të plagosurve është edhe një polic.

Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.