Reshje shiu dhe dëbore në disa zona

309
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në orët e mesditës.

Në orët e para të 24-orëshit në zonën e juglindjes do ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 400 metër.

Në pjesën tjetër të vendit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje do ketë prezencë të reshjeve të dëborës.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore e lehtë me shpejtësi 1-8m/s dhe valëzim në dete parashikohet i forcës 0 dhe në 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/12 re shi

Kukës 2/8 re shi borë

Lezhë 3/12 re shi

Dibër 1/8 re shi borë

Durrës 6/14 re shi

Tiranë 7/15 re shi

Elbasan 3/12 re shi

Berat 4/12 re shi

Vlorë 6/11 re shi

Korçë -3/3 re borë

Gjirokastër 4/10 re shi borë

Sarandë 5/10 re shi.