Reshje masive shiu në Lezhë, rreth 600 hektarë tokë nën ujë, del nga shtrati lumi Drin

211
Sigal

Reshjet masive të shiut, që kanë vijuar edhe gjatës natës së kaluar, kanë rritur sipërfaqen e tokave të përmbytura në Qarkun e Lezhës.

Aktualisht janë rreth 600 hektarë tokë nën ujë, ndërsa në disa fshatra ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, që është rikthyer në mëngjesin e sotëm.

Lumi Drin është rritur në kuotat maksimale, ku ka pasur madje edhe dalje nga shtrati.