Rënia e “shtetit digjital” / Mbi 23 mijë adresa të cënueshme, ja rreziku për sulme kibernetike ndaj qytetarëve dhe bizneseve

12
Sigal

 

AKCESK raporton se ka gjetur plot 23 mijë e 359 IP të cënueshme, gati gjysma e të cilave në shkallë kritike. Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vend pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

 Me qëllim parandalimin e prekjes nga sulmet, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike analizoi IP-të, portat lidhëse të pajisjeve teknologjike në internet në vend. AKCESK raporton se ka gjetur plot 23 mijë e 359 IP të cënueshme, gati gjysma e të cilave në shkallë kritike. Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vend pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

Rënia e “shtetit digjital” dy vite më parë, bashkë me përpjekjet e vijueshme të Iranit për sulme kibernetike, kthyen vëmendjen e të gjithëve si kurrë më parë te siguria digjitale. Me qëllim parandalimin e prekjes nga sulmet, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike analizoi IP-të, portat lidhëse të pajisjeve teknologjike në internet në vend. AKCESK raporton se ka gjetur plotë 23 mijë e 359 IP të cënueshme, gati gjysma e të cilave në shkallë kritike.

“IP të cënueshme janë IP normalisht publike, të cilat nga testet e bëra nga AKCESK kanë rezultuar me vulnerabilitete të ndryshme. Janë kontrolle, që kryhen për të identifikuar porta të hapura që në fakt nuk do të duhet të jenë të hapura”,- thotë eksperti IT Erion Demiri.

Edhe më i lartë është numri i IP-ve, të cilat mund të preken nga programe keq-dashëse. Sipas AKCESK janë mbi 151 mijë të tilla. Pjesa më e madhe e  tyre, 62 për qind rrezikohen nga sulmet e quajtura Avalache-Andromeda, ndjekur nga ato Sysemz, Adload, Android hummer, Qakbot dhe Doënadup.

“Programet keqdashëse janë programe të ndryshme. Janë “viruse” të ndryshme të cilat kanë evuluar deri në llojin e sulmeve Ransomëare. Kërcënimet Malëare janë kërcënime të kohëve të fundit”, thekson Demiri.

Ndaj telefonave, tabletave apo kompjuterëve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve në vend pati rreth dy milionë përpjekje për sulme kibernetike gjatë vitit të shkuar.

“Nga ana matematike. Sulmet kibernetike janë në rritje. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Sulmet kibernetike janë pararojë e sulmeve konvencionale” , -shprehet eksperti.

Për hapje të profileve false në rrjetet sociale kryesisht të vajzave, vjedhje të të dhënave të bizneseve dhe përpjekje për ndërhyrje në sisteme kompjuterike të institucioneve, vitin e shkuar u proceduan penalisht 287 vetë.