Rënia drastike e temperaturave deri në -17 gradë/ ARRSH thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë (Akset problematike)

144
Sigal

Temperaturat e ulëta në vend kanë shkaktuar reshje të shumta dëbore në qytete të ndryshme. Por më së shumti, rënia drastike e temperaturave është vënë re në Korçë ku termometri shënon deri në -17 gradë celcius në disa zona.

Si pasojë është vështirësuar qarkullimi në akset Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë, kështu që ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve që të ulnin shpejtësinë dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i Plotë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje dëbore🌨 me intensitet mesatar 🗻
🚧Mjetet borëpastruese janë në terren 🚜për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës🛣
🚕Qarkullimi kryhet pa probleme ✅
⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore