Grabitësit futen në shtëpinë e mbrojtësit të Manchester United, e shoqja rrëfen e tmerruar ngjarjen

153
Sigal

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur mbrojtësit të Manchester United, Viktor Lindelof, të cilit i kishin hyrë grabitësit në shtëpi, ndërkohë që ai luante në transfertë kundër Brentford.

Por gjëja më e frikshme ishte se bashkëshortja dhe fëmijët e lojtarit ishin brenda në shtëpi.

Maja Nilson Lindelof dëgjoi zhurmën se dikush po përpiqej të hynte në shtëpinë e saj me forcë dhe mori menjëherë fëmijët e saj dhe u kyçën në një dhomë.

“Gjatë sfidës së Viktor këtë të mërkurë, në shtëpinë tonë në Manchester hynë për të na grabitur. Unë isha vetëm me dy fëmijët e mi, por ne arritëm të fshiheshim dhe të kyçeshim në një dhomë përpara se ata të hynin. Në jemi mirë dhe nën kujdes, por ishte një moment traumatik dhe i frikshëm për mua dhe fëmijët e mi. Ne tani jemi në Suedi dhe po kalojmë pak kohë me familjen”, shkruante bashkëshortja e Lindelof.

Kjo është ngjarja e dytë në disa javë që prek një futbollist në Manchester.

Në dhjetor, mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, u sulmua në shtëpinë e tij gjatë një grabitje përpara familjes së tij.