Bien temperaturat, shtohen vranësirat, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

102
Sigal

Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët të alternuar me vranësira. Paradite, moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët ultësirën perëndimore.

Ndërsa temperaturat do të ulen. Pritet që sot të bien me 2 gradë në orët e para të mëngjesit. Vlerat ditore do të luhaten nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.