Rëndohet trafiku në rrugën e Shëngjinit, radha e makinave rreth 5 km e gjatë

286
Sigal

Është rënduar qarkullimi në rrugën e Shëngjinit.

Mësohet se nga qyteti deri në superstradë, është krijuar rreth 5 km trafik.

Policia rrugore po devijon qarkullimin në rrugë dytësore për të evituar trafikun dhe radhët e gjata të makinave.

Fluksi i lartë i automjeteve është krijuar për shkak të frekuentimit të plazhit të Shëngjinit nga qytetarë të ndryshëm gjatë fundjavave.