Rektorët dhe dekanët e qeverisë, si komisarët e Partisë së Punës

206
Sigal

 Inidicjet  e protesta të studentëve për vaksinimin e detyrueshëm detyruan më herët në shtator Ministrinë e Shëndetsisë  të bëjë një hap pas. Duke lejuar që studentët e pa vaksinuar anti Covid-19 do të kryejn leksionet online ose mund të paraqiten fizikisht, por me një test PCR negativ të përjavshëm. Ditën e djeshme Rektori i Universitetin të Tiranës, dhe i Mjeksisë bënë me dije se  janë vaksinuar shumica e studentave dhe pjesa tjetër do paraqitet me tamponë negativë në auditore. Në Francë dhe në Gjermani për studentët që nuk duan të vaksinohen tamponet janë pa pagesë. Në Shqipëri kjo nuk është mundësuar, edhe pse studentët janë të përfshirë sipas ligjit që të marrin shërbime shëndetësore falas. Ndërkohë që sipas vëzhgimeve, në universitetet e vendit është bojkotuar vaksinimi me një pjesëmarrje minimale dhe 90% janë të pavaksinuar, në këto pozita universitetet duhet të mbyllen. Pasi përse të paguhen rektorët dhe stafi akademik me taksat e shqiptarëve në një situatë të tillë. Ose të paguhet me rrogën e një personi në asistencë. Studenti Rigels Xhemollari përballë zgjedhjes vaksinë ose tampon thekson se rektorët të marin vendime për studentat dhe pedagogët, jo të diktohen nga qeveria. “Ka pasur dy deklarata nga dy rektorët e universiteteve të Tiranës dhe të Mjekësisë. Të dyja deklaratat kanë përcjellë të njëjtat fjalë që përmban urdhri i ekspertëve të shëndetësisë që në auditor mund të hysh vetëm me certifikatë vaksinimi ose mund të ngelesh përsëritës i vitit sepse s’mund të hysh në universitet.Ajo që shoh te këto dy deklarata është se nuk i shoh dot si rektorë universiteti pasi z. Hoxha deklaron se mësimin online e ka hequr ministria e Shëndetësisë dhe ne nuk e bëjmë dot. Universitet publike sidomos Universiteti i Tiranës kanë autonimi të vendosin si të duan për format e organizimit të tyre të brendshëm”. Ndërkaq studentët do organizojnë  protestë ditën e sotme në orën 17:00.