Regjistrohen 556 mijë prona, si të verifikoni online pasurinë për të shmangur rradhën në hipotekë

562
Rreth 556 mijë prona janë bërë pjesë e sistemit dixhital të kartelave të pasurive të paluajtshme. Janë korrektuar kufijtë dhe janë fshirë mbivendosjet, ndërkohë që pronarët mund të verifikojnë online pasuritë e tyre. Përmes shërbimit që ofrohet në faqen “e-albania”, çdo pronar i një pasurie të paluajtshme mund të verifikojë përmes një kostoje prej 700 lekësh gjendjen e saj pas regjistrimit në sistemin dixhital. Procedura e re shkurton burokracitë dhe shmang radhët në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Përfshirja në sistem e 61% të pronave është bërë e ditur dje nga kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, gjatë një inspektimi të punës së këtij institucioni nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Regjistrimi i pronës
Shërbimi elektronik përmes faqes “e-albania” u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për informacion zyrtar të pasurisë për individët dhe institucionet, gjithmonë nëse provohet interesi legjitim. Pas dërgimit të aplikimit drejt Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-Albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në “e-Albania” dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP-ja, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.
Gjendja juridike
Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për verifikimin online të gjendjes juridike të pasurisë, që do të thotë të marrin informacion mbi pronarin aktual apo statusin aktual të kësaj pasurie etj. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronike te “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në “e-Albania”, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te “Dokumentet e mia” në “e-Albania” dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.
Sigal